Lajme

Pas Bleros, Linda Halimi drejton “gishtin” ndaj një tjetër këngëtari: Më ka ngacmuar

Këngëtarja Linda Halimi, banore e Big Brother Vip Kosova vijon me deklaratat e forta brenda shtëisë së madhe.

Më herët ajo është shprehur se Blero e ka ngacmuar dhe sa e ka ftuar në hotel, pasi kishin mbaruar xhirimit që kishin për një këngë, ndërsa tashmë ka drejtuar “gishtin” ndaj një tjetër këngëtari.

Halimi është shprehur se Ledri Vula e ka “ngacmuar” pasi i ka shkruar në SnapChat, teksa thotë se ai i kishte kërkuar një bashkëpunim.

“Më ka shkruar Ledri në Snapchat. Për bashkëpunim. Pse duhet të flasim në Snapchat për bashkëpunim? Ky është ngacmim”, tha ajo.