Një senator francez, Joël Guerriau është arrestuar nga policia këtë të enjte. Një deputete e akuzoi atë se e kishte droguar pa dijeninë e saj me qëllim që ta abuzonte seksualisht. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës.
Deputetja, identiteti i së cilës mbetet sekret, paraqiti një denoncim pasi thotë se u ndje keq pasi piu një pije së bashku me parlamentarin. Më pas ajo u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes për t’u shtruar në spital.
Pas disa ekzaminimeve, në trupin e deputetes janë gjetur gjurmë ekstazie.
/tiranapost