Lajme

Makina përplas për vdekje burrin në Unazën e Shkozetit

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premte në unazën e Shkozetit. Referuar njoftimit të Policisë së Durrësit mësohet se një automjet i cili drejtohej nga shtetasi A.G, 32 vjeç ka përplasur për vdekje person rreth të 50-tave.

Viktima, i cili ende nuk është idnetifikuar, gjatë momentit të aksidentit ishte duke qarkulluar me biçikletë.

Ndërkaq, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i plotë:

Durrës/Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në unazën e Shkozetit, automjeti që drejtonte shtetasi A. G., 32 vjeç, ka përplasur një shtetas rreth 50 vjeç, ende të paidentifikuar, që lëvizte me biçikletë, i cili si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën.

Ndërkaq, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit, si dhe për identifikimin e shtetasit që humbi jetën.