Lajme

Qëlluan me thikë në zemër Fatjon Bicin në Gramsh,Prokuroria çon për gjykim të miturit

Prokuroria e Elbasanit ka çuar për gjykim 4 të miturit të cilët më 16 maj të këtij viti, pas një konflikti qëlluan për vdekje bashkëmoshtarin e tyre, 15 vjeçarin Fatjon Bici.

Sipas njoftimit të Prokurorisë mësohet se 4 adoleshentët Xh. Ç., 15 vjeç, O. Ç, 14 vjeç, E. K., 15 vjeç dhe S. M., 16 vjeç akuzohen për veprën penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi më 16 maj 2023, në Grmash. Konflikti që u bë shkak për krimin kishte nisur disa ditë para ngjarjes, pasi të rinjtë kishin shkëmbyer sharje në rrjetet sociale. Debati mes tyre përshkallëzoi mesditën e 16 majit, kur 4 adoleshentët sulmuan me thikë dhe doreza 15-vjeçarin Marko Liçi, ndërsa viktima Fatjon Bici, i cili ishte dhe kushëriri i adoleshentit u fut për t’i ndarë, mirëpo fatkeqësisht rezultoi fatale për të. Fatjon Bici u qëllua me thikë në zemër dhe si pasojë gjeti vdekjen.

Shkolla 9 vjeçare “Asllan Shahini”, aty ku dhe adoleshentët studionin asoj kohe tha se Fatjoni ndodhej rastësisht aty dhe se u përpoq që të ndante bashkëmoshtarët që po konfliktheshin. Ai nuk ishte pjesë e sherrit që kishte nisur para disa kohësh në rrjete sociale, por ishte kushëriri i tij.

LEXO EDHE: Sherri në Gramsh, adoleshentët u konfliktuan për rrjetet sociale, 15-vjeçari që humbi jetën u qëllua me thikë në zemër

Njoftimi i plotë i Prokurorisë: 

Prokuroria Elbasan dërgon në gjyq 4 të miturit të akuzuar për ‘Vrasje në rrethana të tjera cilësuese’
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka dërguar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan kërkësën për gjykimin e çështjes penale nr.523, viti 2023 në ngarkim të
të miturve në konflikt me ligjin:

1. E.K.

AKUZUAR: Për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim me viktimë shtetasin e mitur F.B., parashikuar nga neni 79 germa “a” – 25 K.Penal “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim dhe e mbetur në fazën e tentativës ndaj të miturit M.L, parashikuar nga neni 79 germa “a” -25-22 K.Penal dhe “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim dhe e mbetur në fazën e tentativës ndaj të miturit Q.H., pa pasojë për shëndetin, parashikuar nga neni 79 gërma “a” -25-22 K.Penal.

 

2. S.M.

AKUZUAR: Për veprën penale të “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim me viktimë shtetasin e mitur F.B., parashikuar nga neni 79 gërma “a” – 25 K.Penal “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim dhe e mbetur në fazën e tentativës ndaj të miturit M.L., parashikuar nga neni 79 gërma “a” -25-22 K.Penal dhe “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim dhe e mbetur ne fazën e tentativës ndaj të miturit Q.H, pa pasojë për shëndetin, parashikuar nga neni 79 gërma “a” -25-22 K.Penal dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta ”, në fomën e mbajtjes pa leje të dorezave përforcuese grushti, në ambjente publike, parashikuar nga neni 279/2 të Kodit Penal.

3. O.Ç

AKUZUAR: Për veprën penale të “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim, me viktimë shtetasin e mitur F.B., parashikuar nga neni 79 gërma “a” – 25 K.Penal “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim dhe e mbetur në fazën e tentatives ndaj të miturit M.L, parashikuar nga neni 79 gërma “a” -25-22 K.Penal dhe “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim dhe e mbetur në fazën e tentativës ndaj të miturit Q.H., pa pasojë për shëndetin, parashikuar nga neni 79 gërma “a” -25-22 K.Penal dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta ”, në fomën e mbajtjes pa leje të dorezave perforcuese grushti, në ambjente publike, parashikuar nga neni 279/2 të Kodit Penal.

4. Xh.Ç.

AKUZUAR: Për veprën penale të “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim, me viktimë shtetasin e mitur F.B., parashikuar nga neni 79 gërma “a” – 25 K.Penal “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim dhe e mbetur në fazën e tentativsës ndaj të miturit M.L., parashikuar nga neni 79 gërma “a” -25-22 K.Penal dhe “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim dhe e mbetur në fazën e tentativës ndaj të miturit Q.H., pa pasojë për shëndetin, parashikuar nga neni 79 gërma “a” -25-22 K.Penal dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, në fomën e mbajtjes pa leje të dorezave përforcuese grushti, në ambjente publike, parashikuar nga neni 279/2 të Kodit Penal,

Faktet objekt hetimi i përkasin ngjarjes së datës 16.05.2023, ora 13:30, ku nga Salla Operative e Komisariatit të Policisë Gramsh, është dhënë njoftimi për një person të plagosur me mjete të mprehta, në Lagjen “Sporti 2”, Gramsh, ku i dëmtuari është dërguar për në Spitalin Gramsh. Menjëherë janë dërguar shërbimet e policisë për të verifikuar informacionin. Po kështu, janë dërguar shërbimet e policisë në Spitalin Gramsh, ku është mësuar se personi i plagosur, shtetasi F.B, rreth 15 vjeç kishte ndërruar jetë. Ndërsa autorët e dyshuar, të cilët ishin të mitur, kanë lëvizur në drejtim të rrugës pedonale të qytetit, për në drejtim të lumit Devoll. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, janë vënë në ndjekje të autorëve të dyshuar, ku kanë bërë kapjen e tyre në flagrancë në Lagjen “Holtas”, pranë ish-Poligonit të Ndërtimit dhe më pas shoqërimin e tyre në ambjentet e Komisariatit të Policisë Gramsh.
Të miturit në konflikt me ligjin janë hetuar me masën e sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.
Hetimet për këtë procedim penal u kryen në bashkëpunim me policinë gjyqësore të DVP Elbasan.