Bota

Në spitalin e Gazës ku fëmijët po vdesin nga mungesa e ushqimit, ujit dhe energjisë elektrike

Drejtori i spitalit Al-Shifa ka dhënë pamjen e zymtë dhe të trishtë që ndodhet brenda katër mureve.

Në një intervistë telefonike, Mohammad Abu Salmiya tregoi për spitalin e Gazës ku ka mbi 650 njerëz të plagosur, 36 foshnja të lindura para kohe, 45 pacientë me probleme në veshka dhe 5 mijë njerëz që janë zhvendosur aty. Disa fëmijë po vdesin nga uria. Kurse shkëputja e energjisë elektrike sjell mosfunksionim të pajisjeve mjekësore dhe inkubatorëve. Karburanti për gjeneratorët është drejt përfundimit.

Në spitalin e Gazës ku fëmijët po vdesin nga mungesa e

“Fëmijët po vdesin nga uria, sepse ata kanë nevojë për qumësht dhe nuk ka ujë për të bërë qumështin për ta”, tha Abu Salmiya.

TS Poll - Loading poll ...

Ai raportoi vdekjen e një pacienti me probleme në veshka dhe paralajmëroi se katër të tjerë janë në rrezik. Kjo për shkak të mungesës së dializës.



/tiranapost