Lajme

Vrau shefin e krimeve dhe djalin e tij, Kanadaja refuzon ekstradimin e Brahimit

Një gjyqtar i Gjykatës së Lartë të Quebec ka refuzuar kërkesën për të ekstraduar në Shqipëri Ëngjëll Brahimin, i cili  vrau 23 vite më parë një efektiv policie bashkë me fëmijën e tij dhe u dënua në Shqipëri me burgim të përjetshëm

Gjyqtari Alexandre Boucher ka thënë se ekstradimi është refuzuar pasi kishte probleme me provat e paraqitura nga kërkesa e qeverisë për ekstradimin.

“Thënë thjesht, formacioni i dhënë (në kërkesën për ekstradim) nuk përputhet me formacionin e përshkruar. Dëshmitë janë kaq të dëmtuara dhe kaq të pabesueshme saqë ekstradimi do të ishte një gabim drejtësie”, tha ai.

Qeveria shqiptare kërkoi në maj të këtij viti,  ekstradimin e Engjëll Brahimit, 60 vjeç, një burrë që pretendohet se jeton prej vitesh në Kanada me emrin Piro Kota. Brahimi u dënua për vrasjen e një polici dhe të djalit të tij. Ai  ka jetuar në Montreal prej vitesh me një identitet të rremë për të shmangur burgun në Shqipëri.

Ndërkohë, qeveria shqiptare pretendon se Engjëll Brahimi vrau oficerin e policisë, Astrit Braçe dhe djalin e tij 8-vjeçar Asllan Braçe, në një pritë me armë zjarri më 10 gusht të vitit 2000. Më 10 shkurt 2023, ky shtetas u zbulua dhe u arrestua në Kanada.