Xhezair Zaganjori, ish-kryetar i Gjykatës së Lartë të Shqipërisë është parë duke udhëtuar me transportin publik.
Edhe pse një figurë e rëndësishme e drejtësisë shqiptare, Zaganjori nuk e ka aspak problem që të marrë urbanet për të udhëtuar për punët e tij, ashtu si dhe qindra qytetarë të tjerë. Në foton e mëposhtme ish kryetari i GJL, shihet në këmbë, teksa udhëton në një nga transportet publike.
Xhezair Zaganjori lindur më 9 mars, 1957 në Shkodër është një jurist shqiptar dhe ish-Kryetar i Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë. Zaganjori u shkarkua nga detyra e gjyqtarit si pasojë e procesit Vettingut, me vendim të Këshillit të Posaçëm të Apelimit.