Lajme

Zbardhet vendimi i Gjykatës së Lartë për kërkesën e Fredi Belerit

Gjykata e Lartë ka zbardhur vendimin për Fredi Belerin, i cili që prej muajit shtator kërkon të lirohet nga qelia dhe të betohet si kryetar i Himarës përpara këshillit bashkiak.

Sipas vendimit të Gjykatës së Lartë që daton më 7 nëntor 2023 nënvizohet se kompetencat për kërkesën e Belerit për lirim nuk e ka Drejtoria e Përgjithshme e Burgjerve, por SPAK. Gjykata e Lartë argumenton se aksesi i drejtuesit të institucionit të paraburgimit në Durrës për të vlerësuar kushtet e aplikimit të kësaj leje është pothuajse inekzistent.

Në vendim thuhet se Gjykata e Posaçme është kompetente për të shyrtuar kërkesën e tij dhe jo Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës.

Lutja për tu betuar në një fazë të hetimit paraprak të çështjes për të Belerin nën arrest me burg, i takon prokurorit të SPAK si titullar i procedimit penal thekson Gjykata e Lartë sipas të cilës prokurori vlerëson impaktin e dhënies së lejes nëse ndikon apo jo në rezultatin dhe fshehtësinë e hetimit.

Fredi Beleri akuzohet për “korrupsion aktiv në zgjedhje”, pasi i kishte ofruar një bashkëpunëtori të policisë 50 euro për çdo votë që mund të gjente në favor të tij si kryetar i Bashkisë së Himarës. Për të njëjtën vepër penale akuzohet edhe bashkëpunëtori i tij, Pandeli Kokaveshi. Fredi Belerit, i cili u arrestua dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 Majit.