Lajme

Zbulohet fermë me mijëra bimë kanabisi në Spanjë, e ruante një shqiptar!

efundit

Një plantacion i madh kanabisi u zbulua nga policia spanjolle brenda një ferme të braktisur e vendosur në zonën komunale Caspolino. Gjatë kontrolleve në fermën e kanabisit, autoritetet spanjolle zbuluan 1762 rrënjë të mbjella kanabisi, si dhe 60 kilogramë fara marihuanë e cila ishte brenda një arke ngrirësi që besohet se mund të prodhojë hashash të cilësisë së lartë duke përdorur procesin ICE-O-LATO.

Një 26-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia spanjolle pasi u kap në flagrancë brenda fermes me kanabsinë zonën e Caspolinos.

Hetimi filloi pasi policia mësoi për ekzistencën e mundshme të bimëve të kanabisit që po rriteshin jashtë një ferme të pashfrytëzuar në komunën e Caspe. Për këtë arsye, agjentët filluan një hetim gjatë të cilit u bë e mundur të lokalizohej pikërisht ky operacion bujqësor dhe të konstatohej se vendi në fjalë nuk kishte aktivitet prej vitesh dhe se aktualisht, nëpërmjet verifikimit të kadastrës, figuronte në emër të një personi të huaj. Më datë 14 nëntor, gjatë një kontrolli në afërsi të vendit në fjalë, agjentët vëzhguan se si magazinat që përbënin operacionin bujqësor ishin në gjendje të braktisur, me një rrjetë hije jashtë ku po rriteshin bimët e marijuanës.

Gjatë këtij kontrolli u konstatua se brenda magazinës ishin ndërtuar dhoma të ndryshme me fletë termoizoluese të destinuara për kultivimin e marijuanës. Në dy prej këtyre dhomave u gjetën një numër i madh bimësh kanabisi, të ndara sipas fazave të rritjes dhe që kishin gjithçka të nevojshme për kultivimin e tyre. Në atë moment ata kapën në flagrancë 26 vjeçarin shqiptar i cili po kryente punë mirëmbajtjeje në plantacion. I riu shqiptar është  dërguar në burg, ndonëse hetimet vazhdojnë për të kërkuar persona të tjerë të përfshirë.