Lajme

Shqipëria në “EURO 2024″, Presidenti Begaj: Urime për kualifikimin e merituar!

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka reaguar pas kualifikimit të Shqipërisë në kampionatin evropian “EURO 2024” që do të zhvillohet në Gjermani.

Begaj falenderon kombëtaren për emocionet dhe kualifikimin e merituar për në Europianin e Gjermanisë 2024 përmes një urimi në rrjetet sociale.

“Faleminderit kombëtares për emocionet e dhuruara dhe urime për kualifikimin e merituar në Euro 2024”, shkruan Begaj në Facebook.