Lajme

Kurti mesazh zemre për kualifikimin e kombëtares në Euro 2024: Festë e madhe!

Edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përshëndetur kualifikimin e Shqipërisë në Europianin ‘Gjermani 2024’.

Kombëtarja shqiptare është kualifikuar për herë të dytë në një kampionat europian. Pas barazimit me Moldavinë me rezultatin 1-1, Shqipëria u kualifikua në krye të grupit E për në Euro 2024.

Pas këtij suksesi, Kurti përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka uruar Kombëtaren e Shqipërisë dhe kombin shqiptar në tërësi për këtë arritje.

“Shqipëria kalon. Festë e madhe, që do vazhdojë në Euro 2024. Për herë të dytë në histori. Pas Francës, tashmë drejt Gjermanisë. Urime lojtarëve, gëzuar të gjithëve!”- shkruan Kurti.