Nëse ju janë bërë monotone ushtrimet të cilat deri tani i keni bërë, si p.sh. ato me dërrasë dhe të muskujve klasikë të barkut, kemi zgjidhjen e shkëlqyeshme për të gjithë ju të cilët dëshironi të keni muskuj të çeliktë të barkut
Fjala është për L-sit, një ndër ushtrimet më efikase për bark të rrafshët dhe të tendosur.
Jo vetëm që do t’ju jetë e domosdoshme forca e muskujve të barkut, por në këtë lëvizje do të përfshini edhe të gjitha tejzat tuaja, kuadricepsin dhe muskulin lakor të kërdhokullës.
Mirëpo ky ushtrim nuk është aspak i thjeshtë, madje as për ata të nivelit më të avancuar të fitnesit.
Për të bërë L-sit, uluni në dysheme me këmbë të shtrira dhe duar afër kërdhokullave. Pastaj, tendosni dhe bashkoni kofshët dhe gjithë trupin ngrijeni duke përdorur duart.
Në atë pozitë qëndroni deri në 10 sekonda, pastaj pushoni 30 sekonda.
Për ata të cilët janë në nivelin fillestar, ushtrimin do ta bëjnë më lehtë në pishinë me ndihmën e shufrës për përkulje.