LifeStyle

E zbulojnë studiuesit: Aromat e mira përmirësojnë memorien

Aromat e mira përmirësojnë memorjen, dhe jo vetëm, ngadalësojnë dobësimin e degradimin e kapacitetit mendor te të moshuarit. Prej shumë kohësh njihet nga mjekësia lidhja e ngushtë mes nuhatjes e kujtesës, madje ndër shekuj ka frymëzuar edhe vepra të letërsisë botërore.

Një studim i fundit i Universitetit të Californisë, i publikuar në revistën shkencore ‘Kufijtë e Neuroshkencës’, vë theksin dhe hedh dritë mbi rolin që kanë aromat e mira në aktivitetin vertebral, veçanërisht tek kujtesa.

Gjatë një eksperimenti me 43 vullnetarë të moshave nga 60-85, të ndarë në dy grupe ku i pari ishte i ekspozuar ndaj parfumeve dhe tjetri jo, për 6 muaj, rezualtetet ishin vërtet domethënëse. Grupi që kishte nuhatur parfume çdo ditë nëpërmjet difuzorëve në mjediset e shtëpisë, kishin një përmirësim të memorjes me 226%.

Disa zona të trurit të tyre tregonin edhe modifikime të vogla që lidhen me rritjen e efikasitetit cerebral. Sipas grupit studimor, me kalimin e moshës, aftësia dhe forca e nuhatjes bie ndjeshëm, dhe kjo gjithmonë shoqërohet me rënie të mëpasme edhe të aftësive mendore. Pra, parfumet dhe aromat e mira në mjediset ku jetojmë, bëjnë mirë edhe për shëndetin mendor.