ShowBizzz

Domenik tregon se cila është banorja më seksi dhe më negative në BBVK

Të premten është larguar nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova, këngëtari afrikano-zviceran, Domenik.

Ai rezultoi më pak i votuari në nominimin e javës, ku në televotim ishin edhe: Alba Vukaj, Blero, Ylli Dërvishi (Buci), Linda Halimi dhe çifti Ilirana dhe Adri.

Domenik është një konkurrent i cili ka hyrë një javë më vonë se banorët e tjerë në BBVK.

Në një intervistë për Prive, Domenik tha se vajza më seksi e Big Brother është Santiana.

Ndërsa, banorja më negative dhe që është dashur të largohet mbrëmë, sipas Domenik është Lindita.