Lajme

Ish-kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori udhëton me autobus në Tiranë

Ish-kryetari i Gjykatës së Lartë, ish anëtari i Gjykatës Kushtetuese dhe ish ambasadori Xhezair Zaganjori është fotografuar duke qarkulluar në Tiranë me transport publik.

Si rrallëherë, një figurë e proflit të lartë dëshmon se shëmbuj të tillë nuk janë vetëm në vendet nordike, kur tashmë një realitet në vendin tonë.

Fotoja është shpërndarë në rrjetet sociale nga historiani Kastriot Dervishi, i cili shkuan se intelektualë të spikatur si Zaganjori shfrytëzojnë transportin publik.

“Ish kryetari i Gjykatës së Lartë, ish anëtari i Gjykatës Kushtetuese dhe ish ambasadori z.Xhezair Zaganjori, duke shfrytëzuar transportin publik në Tiranë. Jemi mësuar me shembuj nga vendet nordike me ministra apo presidentë, apo ish të tillë, që udhëtojnë me biçikleta apo me tramvaj, por nuk shohim raste (shumë të rralla gjithsesi) kur intelektualë të spikatur si z.Zaganjori shfrytëzojnë transportin publik.