Lajme

Tentoi të përfitojë 200 mijë € duke u hequr si zyrtar i lartë, arrestohet 42-vjeçari

Një 42-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi nëpërmjet mashtrimit, duke u prezantuar si zyrtar i lartë ka tentuar të përfitojë një shumë të madhe nga një biznesmen.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi Arjan Ballcaj vjeç, banues në Kamëz. Ky shtetas ka tentuar të mashtrojë një shtetas (biznesmen), për të përfituar shumën 200 000 euro, duke u prezantuar si zyrtar i lartë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 1 automjet dhe 1 celular.  Punohet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Njoftimi i plotë i policisë:

DVP Tiranë/Tentoi të përfitonte 200 000 euro, nga një shtetas (biznesmen), nëpërmjet mashtrimit, duke u prezantuar si zyrtar i lartë, vihet në pranga 42-vjeçari.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Replay 2”.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit dhe Komisariatin e Policisë Nr. 6, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Sekuestrohet 1 automjet dhe 1 celular.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit dhe Komisariatin e Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e krimeve ekonomike, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Replay 2”, për identifikimin, kapjen dhe vënien në pranga të një shtetasi i cili ka tentuar të mashtrojë një biznesmen, për të përfituar një shumë të madhe parash.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasit A. B., 42 vjeç, banues në Kamëz.

Ky shtetas ka tentuar të mashtrojë një shtetas (biznesmen), për të përfituar shumën 200 000 euro, duke u prezantuar si zyrtar i lartë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 1 automjet dhe 1 celular.

Punohet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.