Lajme

“S’parandaloi konfliktin e interesit”, detaje nga hetimet ndaj Ilit Beqajt

Detaje të reja janë zbardhur nga dosja hetimore për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në lidhje me koncesionin e shumëpërfolur të sterilizimit, të cilat përfshijnë “Shpërdorim detyre”, “Shkelje të barazisë në tendera” dhe “Korrupsion pasiv”.

Klodiana Lala raporton për “Neës24” se Beqaj nuk parandaloi konfliktin e interesit mes biznesmenit Ilir Rrapaj dhe ish zv.ministrit Klodian Rjepaj. Po ashtu ish-ministri nuk ka arritur të konstatojë fryrjen e kosotove nga ana e komisionit.

Kujtojmë që ish-ministri Ilir Beqaj ditën e djeshme është paraqitur në Policinë e Tiranës dhe atje i janë komunikuar akuzat si dhe nasat “detyrim paraqitje” dhe bllokimi i pasaportës për mos të dalë nga vendi.

Në vazhdim të hetimeve për këtë procedim penal, me kërkesën të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.119 akti datë 16.11.2023 ka vendosur si më poshtë vijon:

 Caktimin ndaj personit nën hetim I.B. me detyrë ish-Ministër i Shëndetësisë, të masës së sigurimit “Detyrim për paraqitje në Policisë gjyqësore” dhe “Ndalim i i daljes jashtë shtetit”, parashikuar nga nenet 234 dhe 233 të K.Pr.Penale, si i dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” e kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal.

 Urdhërohet personin nën hetim I. B. që të paraqitet para policisë gjyqësore të Byrosë Kombëtare të Hetimit, një herë në javë, ditë të premte, ora 15.30.

 Urdhërohet personin nën hetim I.B. të mos largohet nga territori i Republikës së Shqipërisë pa autorizimin e gjykatës.

 Ndalohet përdorimi i pasaportës dhe mjeteve të tjera identifikuese të vlefshme për daljen jashtë shtetit, për personin nën hetim I.B..
Vendimi për caktimin e masës së sigurimit personal është ekzekutuar nga Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, dje më datë 17 Nëntor 2023. Më herët, për këtë aferë janë arrestuar ish-zv.ministri Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni që fitoi koncesionin, Ilir Rrapaj.