Lajme

Erdogan: Turqia do përpiqet që të rindërtojë Gazën, nëse arrihet armëpushimi

Truqia do të mundohet të rindërtojë infrastrukturën e dëmtuar dhe institucionet arsimore dhe mjekësore në Rripin e Gazës në rast se do të arrihet armëpushimi citohet të ketë thënë presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.

“Nëse arrihet armëpushim, ne do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për të kompensuar shkatërrimin e shkaktuar nga Izraeli”, u tha Erdogan gazetarëve që gjendeshin në avionin me të cilin lideri turk po kthehej nga Gjermania.

Izraeli ka thënë se do të vazhdojë operacionet ushtarake në Rripin e Gazës deri sa të shkatërrojë Hamasin, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste dhe të lirojë pengjet e marra nga Hamasi.

Ndërkohë mediat e huaja raportojnë se është arritur një marrëveshje për 5 ditë armëpushim, ende e pakonfirmuar nga utoritetet në Izrael dhe Gaza.

Lufta midis Izraelit dhe Hamasit nisi më 7 tetor, pas sulmeve të Hamasit në jug të Izraelit. Sulmuesit e Hamasit vranë mbi 1.200 persona, shumica civilë, dhe rrëmbyen 240 të tjerë.

Mbi 12 000 palestinezë janë vrarë gjatë luftës, dy të tretat gra dhe fëmijë, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze. Edhe 2.700 të tjerë janë raportuar të zhdukur dhe besohet se janë të bllokuar nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara.

Presidenti Erdogan u tha gazetarëve në avionin që po kthehej nga Gjermania se do të bëjë gjithçka të nevojshme për të kompesuar shkatërrimin që po kryen Izraeli.