LifeStyle

Humane apo seksiste: A duhet praktikuar leja në punë për dhimbjet menstruale?

Egzistojnë shumë stigma që e bëjnë punën sfiduese. Nga njerëzit pritet gjithmonë një profesionalitet i pandryshueshëm – një zonë e përpiktë në të cilën njeriu sillet me qetësi dhe efektivitet të përsosur në çdo kohë – pavarësisht rrethanave dhe sfidave të paparashikuara në aspektin personal, siç mund të jenë dhimbjet e menstruacioneve, periudha e mëmësisë, apo probleme me shëndetin mendor.

Veçanërisht në vende me një kapitalizëm të theksuar, siç janë SHBA-të, vihet re një qasje indiferente ndaj kërkesave të këtij ekuilibri punë-jetë. Deri kohët e fundit, pushimi mjekësor dhe prindëror mungonin, dhe, edhe kur ishin të disponueshme mbeteshin kryesisht të papaguara në shumicën e vendeve të punës private.

Çështja e periudhave menstruale është ajo që është theksuar më shumë kohët e fundit. Disa studime të kohëve të fundit kanë vënë në dukje se dismenorrea, e njohur ndryshe si dhimbja e periodave, është shumë e zakonshme – e përjetuar nga një e treta e grave – dhe është një shkak i rëndësishëm i mungesës në punë dhe problemeve me produktivitetin tek gratë.

Shumë aktivistë kanë dënuar vazhdimisht sistemin kapitalist amerikan, si dhe atë përëndimor, të cilët kanë treguar qasje indiferente ndaj këtij fenomeni, duke e konsideruar si seksiste dhe që cënon të drejtat themelore të njeriut në punë.

Nga ana tjetër, ka shumë psikologë të cilët pretendojnë se kjo politikë nuk bën asgjë për të përmirësuar shëndetin menstrual. 90% e njerëzve që kanë menstruacione dhe nuk përjetojnë rregullisht simptoma të rënda, nuk kanë nevojë të marrin një ditë të tërë pushim nga puna gjatë periodave të tyre.

Ndërkohë, pakica që përjeton rregullisht simptoma të rënda pothuajse gjithmonë ka një problem themelor shëndetësor, si endometrioza, gjakderdhja e rëndë menstruale, etj. Inkurajimi i njerëzve për të përballuar simptomat e rënda vetëm në shtëpi çdo muaj, nuk është një zgjidhje efektive apo humane.

Këto kushte shëndetësore meritojnë diagnostikim dhe trajtim mjekësor efektiv. Të njëjtat gjëra që vlejnë për të gjitha kushtet kronike shëndetësore dhe tashmë mbulohen nga politikat e punës së BE-së.

Ata e shpjegojnë qasjen kundër lejes për perioda duke e lidhur edhe me një diskriminim të mundshëm, pasi besojnë se kjo i bën të gjitha gratë të duken si punonjëse më pak të qëndrueshme dhe produktive. Mund të çojë gjithashtu në një reagim të ashpër nga kolegët dhe punëdhënësit kundër një përfitimi të mundshëm.