Analisti Lorenc Vangjeli ka folur për aksionin e SPAK, ku u lëshuan 11 uërdhër-arreste, me tyre zyrtarë të policisë.
Ai ka paralamëruar se aksionet e SPAK do të vijojnë dhe do të godasin ish-ministra, deputetë, drejtues të lartë të policisë, biznesmenë, por edhe personazhe të medias.
“Në mbrëmje të tjera si këto apo në mëngjese që gdhihen të trazuara do shikojmë politikanë që kanë shkëlqyer me make-up e tyre dhe do kthehen në banditë të rëndomë…ministra dhe ish-ministra, deputetë..”Dale dale se keni parë gjë akoma”, thoshte dikur Rama. E duket se këtë gjë po na thotë tashmë Dumani me njerëzit e tij. Drejtues të lartë të policisë, ish dhe aktualë, madje dhe njerëz të botës së medias, të gjithë në një mbrëmje si kjo apo një mëngjes do pësojnë këtë metamorfozë.
Do shohim që nga shkëlqimi në arretim. Ora e të vërtetës nuk do të vonojë. Do shohim e njerëz të pasur në këtë situatë. Ka shumë njerëz që duan këtë drejtësi”, tha Vangjeli ndër të tjera në “Top Story” në “Top Channel”.