Lajme

Kaosi në Kuvend, BBC: PD proteston kundër asaj që e quan sundimi autoritar i PS

Mediumi prestigjoz britanik BBC, ka bërë një artikull në lidhje me situatën kaotike të shkaktuar ditën e sotme në Kuvend.

BBC ka publikuar pamje nga seanca e mbushur me tym, teksa shkruan se politikanët e opozitës ndezën flakadanë dhe zjarr në parlament në përpjekje për të ndaluar debatin dhe fjalimet për buxhetin e 2024.

“Politikanët e opozitës shqiptare ndezën tym dhe zjarr në Parlament në një përpjekje për të ndaluar votimin e dhomës për buxhetin e 2024-ës. Ligjvënësit e opozitës po protestonin kundër asaj që ata thanë se ishte një sundim gjithnjë e më autoritar nga Partia Socialiste në pushtet”, shkruan BBC.

Kujtojmë që mes tymit, zhurmës dhe kaosit, maxhoranca miratoi buxhetin për vitin 2024. Ndërsa kjo ishte seanca e disatë që zhvillohet në një situatë të tillë, me karriget të grumbulluara, flakadanë dhe ndonjëherë dhe përplasje mes deputetëve. PD është shprehur se nuk do lejojë që seancat të zhvillohen normalisht deri sa të plotësohet kërkesa e tyre për komisionet parlamentare hetimore.