Lajme

VIDEO/ Nga stadiumi e drejt e në club, nuk ndalet festa e kuqezinjve

Festë mbi feste. Nuk ka të sosur atmosfera festive në kampin kuqezi. Djelmoshat kuqezi janë zhvendosur nga “Air Albania” në një nga klubet e kryeqytetit duke festuar. Siç shihet në videon e siguruar nga Newsbomb/ Newsport, lojtarë, stafi dhe drejtuesit janë duke festuar së bashku me këngë patriotike shqiptare.

Atmosfera duket elektrizuese dhe vëmendjen e rrëmben Sylvinho i cili kërcen me bashkëshorten e tij. Ishim mësuar ta shihnim duke qenë gjithmonë i përqëndruar në ndeshje, por sonte ka arsye të madhe të dalë nga korniza e fushës pasi ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm.

Shqipëria arriti të kualifikohej në EURO 2024, teksa mbrëmë barazoi 0-0 me Ishujt Faroe. Një pikë që i la kuqezinjtë tanë në vendin e parë të Grupit E duke shkruar në këtë mënyrë historinë. Festa është legjitime për të gjithë heronjtë që dhanë maksimumin e tyre në këtë eleminatore.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by @newsbomb_albania