Lajme

Manastirliu publikon foton me Genc Fugën: Drejt rekuperimit të plotë

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastrliu ka publikuar një foto me aktorin e njohur Genc Fuga, i cili pati një verë të vështirë për shkak të problemeve shëndetësore.

Manastriliu shkruan se aktori është tashmë drejt rekuperimit të plotë, teksa shkruan se Fuga mezi pret të kthehet si pedagog në auditoret e Universitetit të Arteve.

Kënaqësi që e shoh mirë me shëndet dhe tashmë drejt rekuperimit të plotë Genci Fugën, aktorin dhe pedagogun e Universitetit të Arteve, që mezi pret të kthehet në auditore, pranë studentëve të tij”, shkruan Manastriliu.

Kujtojmë që kjo verë qe e vështirë për aktorin, i cili pati probleme shëndetësore dhe ju nënshtrua jë ndërhyrje kirurgjikale të vështirë pas një ishemie në tru.

Genci Fuga arriti të prek zemrat e shqiptarëve pak muaj më parë kur foli pa dorashka, për gjendjen ekonomike që po kalonte. Sipas aktorit,  jo në pak raste  kishte dështuar për të përmbushur nevojat si kryefamiljar, përballë vajzave të tij.

Mirëpo, menjëherë pasi gruaja e tij bëri thirrje publike në rrjetet sociale dhe kërkoi ndihmë në mbledhjen e shumës prej 19 mijë eurosh, për një ndërhyrje në një spital privat, shqiptarët ‘u hodhën’ në aksion. Në një kohë rekord, shuma e kërkuar jo vetëm që u shuma u sigurua, por u tejkalua. Përmes aplikacionit gofundme u grumbulluan në total rreth 43 mijë euro. Po ashtu edhe qeveria mbuloi 2 milionë lekë të reja shpenzime për kurimin.