LifeStyle

Lëkurë dhe flokë të shëndetshme edhe në dimër, çfarë duhet të dini

I ftohti, lagështira dhe ngricat ndikojnë të parën lëkurën dhe flokët.

Në fakt si çdo ekstrem tjetër atmosferik dhe nuk janë të paktë njerëzit që në periudha të caktuara të vitit kanë probleme me lëkurën dhe flokët.

Në vjeshtë flokët bien, në verë digjën më shpejt, në dimër hollohen e dëmtohen nga i ftohti e po kështu me lëkurën e cila thahet e plasaritet.

Për të zgjidhur të gjitha këto problem pavarsisht tipit të flokut apo lëkurës që keni ndini këshilla e mëposhtme nga AgroWeb.org.

Temperatura e dushit

Në dimër nuk ka asgje si një dush i ngrohtë, por nga tani mendojeni dy herë këtë.

Një dush i  zgjatur dhe i nxehtë mbi 20 minuta mund të duket ide e mirë, por në fakt vetëm dëmton lëkurën dhe flokët tuaj.

Ekspozimi i gjatë ndaj ujit të nxehtë largon lagështirën e nevojshme nga flokët dhe lëkura.

Kështu qëndroni në dush më pak dhe në 5 minutat e fundit përdorni ujë të vakët.

Mbulohuni

Nuk ka rëndësi sa bukur doni të visheni, nëse moti kërkon rroba të trasha duhet të zgjidhni patjetër ato.

Kështu mbroni flokët dhe lëkurën nga ekspozimi i gjatë ndaj ajrit të ftohtë i cili i dëmton.

Vendosni shall për fytyrën, kapuç për flokët, dorëza dhe tashmë keni një arsye më shumë për të mbajtur edhe maskën kundër Covid-19.

Konsumoni yndyrna

Yndyrnat e shëndetshme janë miqtë më të mirë të lëkurës dhe flokëve.

Konusmoni shumë omega-3 të marrë nga salmon, arrat, vaji i ullirit, sardelet apo avokado për të qenë gjithnjë të mbrojtur nga faktorët e jashtëm.

Hidratohuni

Pavarisht se mund të jetë shumë ftohtë dhe nuk ju shkon mendja tek uji, kjo është një arsye më vetë përse duhet të konsumoni ujë.

Qëndroni gjithnjë të hidratuar pasi uji ju ndihmon të mbani organizmin të shëndetshëm.

Merrni vitaminë C

Sigurohuni të merrni sasitë e duhura të vitaminës C, si nga frutat, perimet apo barishtet jeshile.

Vitamina C mund të ndihmojë në rritjen e prodhimit të kolagjenit në trup, një proteinë që mban lëkurën të re.

Kundër skuqjes së hundës

Kur qëndroni jashtë në të ftohtë për një kohë të gjatë e para që e pëson është hunda.

Ajo fillon e skuqet për shkak se i ftohti prek indet dhe venat, ndaj për të parandaluar këtë vendosni pak vaj ose krem në këtë zonë dhe mbajeni të mbuluar sa më shumë.

Larja e flokëve

Flokët kanë nevoj për më shumë hidratim gjatë dimrit ndaj përgjysmoni larjet me shampo.

Kujdes me ekspozimin nda të ftohtit, por edhe ndaj ajrit të thatë të kondicionerëve apo tharëses.

Këshillohet që t’i hidratoni sa më shumë me maska të pasura me vaj ulliri apo vaj kokosi para se t’i lani.

Buzët e çara

Gripi, i ftohti apo hidratimi i keq të gjithë këto ndihmojnë në çarjen e lëkurës së buzëve.

Për t’i mbajtur sa më të buta bëni trajtime teksa jeni në shtëpi me pak sheqer e mjaltë duke i fërkuar lëhtë buzët.

Në këtë mënyrë do të largoni lëkurën e vdekur e më pas hidratojini me krem të posaçëm.

Një krem të posaçëm për buzët mbajeni edhe jashtë shtëpisë dhe aplikojeni disa herë në ditë për tu mbrojtur nga i ftohti.

Duart e thata

Për të parandaluar tharjen e duarve, vendosni krem ​​hidratues pas larjes së tyre.

Këtë bëjeni disa herë gjatë  ditës për të pasur duar sa më të buta.

Nëse keni duar shumë të thata përdorni një krem të pasur me shumë vajra në mënyrë që të arrihet hidratimi I plotë.

Gjithashtu mbrojini nga i ftohti jashtë shtëpisë me doreza leshi e ndërsa për të kryer punët e shtëpisë sërish përdoni doreza llastiku në mënyrë që të mos i acaroni.