Lajme

Mbetën të plagosur në aksident, 3 të miturit nga Saranda nisen me urgjencë në Tiranë

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djershme në afërsi të fshatit Bajkaj, Delvinë. Një makinë tip Benz e drejtuar nga një minoren ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një përrua.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar shoferi adoleshent dhe dy pasagjerët e mitur që ndodheshin në makinë.

Adoleshentet janë A.D-14 vjeç. F.H-13 vjeç dhe E.K-14 vjeç. Të miturit kanë mbetur të plagosur dhe janë tranpsortuar gjatë mesnatës në spitalin e Traumës.

“Rreth orës 19:25, në afërsi të fshatit Bajkaj, Delvinë, dyshohet se një shtetas i mitur, duke drejtuar një automjet tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasi që dyshohet se drejtonte automjetin dhe 2 shtetas të tjerë të mitur që udhëtonin në automjet (të moshave 13-15 vjeç), të cilët janë transportuar në spital dhe ndodhen në kujdesin e mjekëve.

Policia ka bllokuar automjetin, i cili dyshohet se është në pronësi të babait të njërit prej shtetasve të mitur. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njoftoi policia për ngjarjen.