Lajme

Festat e 28-29 nëntorit, e hëna ditë pushimi

Festa e Pavarësisë dhe ajo e Çlirimit, 28-29 nëntori, do të jenë ditë pushimi për punonjësit e administratës publike.

Pra e hëna e javës që vjen nuk do të jetë ditë pune. Vendimi është miratuar sot nga Këshilli i Ministrave. Këto dy ditë do duhet të zëvendësohen brenda 3-muajve të ardhshëm.

Mirëpo ashtu siç ndodhi edhe vitin e shkuar Këshilli i Ministrave ka shtuar si ditë pushimi edhe të hënën, datën 27 nëntor, duke dhënë kështu për 3 ditë zyrtare pushimi.

Duke shtuar edhe të shtunën dhe të dielën bëhen 5 ditë pushimi në total, 2 ditë nga fundjava dhe 3 ditët zyrtare.

Vendimi i sotëm i qeverisë hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren Zyrtare”.