Bota

Putin do flasë sot në takimin e liderëve të G20

Vladimir Putin ka njoftuar se do t’i adresohet mbledhjes së vendeve të G20 me një videomesazh, gjatë ditës së sotme.

Kremlini tha të hënën se Putin do të përdorë fjalimin për të paraqitur shqetësimin e Rusisë për një “situatë botërore thellësisht të paqëndrueshme”.

Ky është samiti i parë që nga nisja e pushtimit të Ukrainës që përfshin Putinin dhe udhëheqësit perëndimorë.

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, do të kryesojë samitin virtual, me Putin që do të flasë rreth orës 13:30.



/tiranapost