Lajme

Nuk u paqaqit dëshmitari, shtyhet sërish gjyqi për Fredi Belerin

Shtyhet sërish gjyqi në GJKKO për Fredi Belerin. Shkak për shtyrjen e seancës gjyqësore është bërë mos paraqitja  e dëshmitarit, Avdyl Rama, i kërkuar nga SPAK.

Rama sipas prokurorisë ndodhet  jashtë vendit ndërkohë që policia pretendon se është brenda vendit. Dëshmitari i cili mungon për herë të dytë është vëllai i dëshmitarit bashkëpunëtor Arsen Rama.

Seanca e radhës është caktuar në 5 dhjetor ora 15:00.  Fredi Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit.

Fredi Beleri akuzohet për “korrupsion aktiv në zgjedhje”, pasi i kishte ofruar një bashkëpunëtori të policisë 50 euro për çdo votë që mund të gjente në favor të tij si kryetar i Bashkisë së Himarës. Për të njëjtën vepër penale akuzohet edhe bashkëpunëtori i tij, Pandeli Kokaveshi. Fredi Belerit, i cili u arrestua dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 Majit.

Etiketa: avdyl ramafredi beleri