Lajme

SPAK zbardhi planin “djallëzor”, 2 vëllezërit që u shënjestruan për tu vrarë (EMRAT)

Detaje të reja dalin në lidhje me grupin e strukturuar kriminal, i cili u shkatërrua dy ditë më parë me urdhër të SPAK.

Në kuadër të aksionit të SPAK në pranga ranë katër shtetas, ndërsa në kërkim janë 6 të tjerë.
Janë arrestuar ish-zv/drejtori i policisë së Tiranës, Erzen Breçani, Besmir Mustati, Shefi i Krimeve në Komisariatin numër 6, Dedan Gjoni dhe Bujar Ajeti (alias Gërmizi).

Përgjimet në aplikacionin SKY ECC nxorrën zbuluar grupin e strukturuar kriminal, i cili akuzohet për, “Sigurim të kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, “Trafikimi i narkotikëve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Ismail Zeneli i cili është në kerkim donte  të vriste vëllezërit: Albert dhe Edmond Nela. Ai ka pajtuarBujar Gërmizin për eliminimin e tyre. Ata kanë bashkëpunuar me shefin e Krimeve në komisariatin numër 6, Dedan Gjonin për të tentuar vrasjen e 2 vëllezërve që jetojnë në Britaninë e Madhe.

Ndërsa, Jonida Babameto, oficere e Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit, e cila po ashtu ra në prangat e Policisë mësohet se gjatë kohës kur punonte në “Interpol” u ka dhënë informacione nga sistemi për dy objektivat që jetonin në Angli. Deri më tani dyshohet se plani për vrasjen e dy vëllezërve ishte bërë pas konfliktieve për pazaret e drogës.

Sipas dosjes hetimore, Dedan Gjoni kryen veprime aktive duke ndjekur motrën dhe nënën e dy vëllezërve, tenton t’ju vërë GPS në makinë, ndërsa nxjerr nga sistemi TIMS të dhënat për Albert dhe Edmond Nelën.

Vrasja nuk realizohet, pasi nuk arrijnë të gjejnë vendndodhjen e dy vëllezërve.
Ndërkohë, Ismail Zeneli rezulton person kyç në trafikun e drogës nga Brazili dhe Ekuadori në drejtim të vendeve të BE-së dhe bashkëpunon ngushtë me Eralbi Breçanin.

Në një shkrim të publikuar nga ‘BBC’ më 22 maj 2013, flitet se vëllezërit shqiptarë, janë në kërkim për vrasjen e Xhem Krasniqit në Hove në Britaninë e Madhe.

Shkrimi i BBC:

Xhem Krasniqi, 31 vjeç, nga Shqipëria, është qëlluar me plumb në bark në rrugën e Kishës. Vëllai dhe nipi i tij gjithashtu u qëlluan, por nuk u kapën nga plumbat. Policia tha se të shtënat mund të kenë qenë pjesë e një mosmarrëveshjeje mes dy familjeve. Oficerët besojnë se personi i armatosur ishte Edmond Nela, 30 vjeç, i cili ka dy shtetësi britanike dhe shqiptare. Në kërkim është edhe vëllai i tij Alberti, 34 vjeç.