Lajme

“Ti je një shqiptar”, Edi Rama e nderon, Sylvinho ia kthen në gjuhen shqipe

Kryeministri Edi Rama i ka dorëzuar mbrëmjen e sotme “Shqiponjën e Artë” trajnerit të Kombëtares shqiptare, Sylvinho.

Gjatë Samitit të Diasporës i cili po zhvillohet në Tiranë, kreu i qeverisë shqiptare nderoi trajnerin e kuqezinjve dhe e falenderoi atë për gjithçka që ka bërë. Në një moment Rama iu drejtua teknikut brazilian duke i thënë se tashmë është një shqiptar.

“Duhet të ndërroj regjistër për të kaluar te kjo shqiponjë. Nuk e kam as për një shqiptar as për një arbëresh. Shqiptar mund të lindësh shqiptar mund të bëhesh. Dhe këtë shqiponjë e kam për një shqiptar në lindje e sipër. Ftoj trajnerin e kombëtares tonë Sylvinho”, tha Rama, ndërkohë Sylvinho iu kthye duke i folur shqip.

“Mirëmbrëma dhe shumë faleminderit”, tha ai.