Lajme

Tensionet në Kuvend, Ambasada e Italisë thirrje deputetëve: Jemi të shqetësuar

Ambasada e Italisë në vendin tonë ka reaguar për tensionet të cilat po vijojnë prej javësh në Kuvendin e Shqipërisë.

Përmes një reagimi zyrtar Ambasada e shqetësuar i ka kërkuar mazhorancës dhe opozitës që të punojnë së bashku për të siguruar që Parlamenti mund të ushtrojë detyrën e tij në interes të të gjithë qytetarëve.

Ata theksojnë se një dialog frytdhënës midis deputetëve të zgjedhur janë thelbësorë për funksionimin e duhur të demokracisë.

“Ambasada e Italisë në Tiranë shpreh shqetësim për zhvillimet më të fundit në Parlamentin shqiptar. Një Parlament funksional dhe një dialog frytdhënës midis deputetëve të zgjedhur janë thelbësorë për funksionimin e duhur të demokracisë. Nxisim shumicën dhe opozitën të punojnë së bashku për të siguruar që Parlamenti të mund të ushtrojë detyrën e tij në interes të të gjithë shtetasve”, thuhet në reagimin e Ambasadës.

Kujtojmë që lidhur me këtë situatë më herët kanë edhe Ambasada e SHBA, ajo e Britanisë së Madhe, e Gjermanisë, por edhe zyra e BE në vendin tonë.