Lajme

Gazetarja: Do hetohet pasuria e të gjithë atyre që janë nën hetim për “sterilizimin”

Gazetarja Anduena Llabani ka treguar se shumë shpejt do të nisë hetimi i pasurisë së personave që janë nën hetim për dosjen e sterilizimit.

E ftuar në emisionin “Top Story”, Llabani tregoi se si procesi i sterilizimit kryhej në qytetet që kostoja ishte më e ulët, e për pasojë përfitimet ishin të larta.

“Ishte i nënvizuar fakti që ai është njeriu që ka përcaktuar fituesit e tenderit. Në 83 faqe ka shumë të dhëna. Brenda spitaleve janë ndërtuar disa kioska që furnizoheshin me ujin dhe dritat e spitaleve. Ka edhe një fakt tjetër shumë interesant, këta që morën përsipër të bënin procesin e sterilizimit i kryenin në disa qytete ku kostoja ishte shumë e ulët që do të thotë se paratë shkonin aty ku shkonin. Sot që flasim janë shtetasit italianë ata që kryejnë procesin e sterilizimit në spitalet tona.

Check-Up është një tjetër çështje por unë mendoj që është dërguar përapra sterilizimit që të krijohet një stereotip. Hetimet do të nisin për hetim pasuror, për të gjithë perosnat që janë në proces hetimi dhe verifikimi”, tha ajo.