Bota

Ligji i ri i Kalifornisë kërkon që nxënësit nga kopshti deri në maturë të mësojnë Gazetarinë

Kalifornia miratoi një ligj të ri që detyron studentët K-12, pra nga kopshti e deri në klasën e 12-të, të mësojnë shkrim-leximin mediatik si pjesë e kurrikulës.

Projektligji është krijuar për të ndihmuar studentët të zhvillojnë aftësi në identifikimin e informacionit të rremë në internet mes një rritje shqetësuese të mosbesimit në media.

I nënshkruar nga guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom në tetor, projektligji nr. 873 kërkon që përmbajtja letrare mediatike të përfshihet në kurrikul.

Projektligji, i cili do të fillojë zbatimin në janar të 2024-ës, u prezantua nga deputeti i Kuvendit Marc Berman.

Në një deklaratë përmes faqes së tij të internetit, Berman theksoi rëndësinë e integrimit të këtij kursi në planprogramin e shkollës, duke thënë: “Mësimi i shkrim-leximit mediatik është një strategji kyçe për të mbështetur fëmijët tanë, familjet e tyre dhe shoqërinë tonë që janë të përmbytur me dezinformata në fushën sociale, rrjetet mediatike dhe platformat dixhitale.”

“Siç e kemi parë shumë shpesh në dekadën e fundit, ajo që ndodh në internet mund të ketë ndikimet më të tmerrshme në botën reale”, vazhdoi deklarata. Nga lajmet për klimën deri te teoritë e konspiracionit të vaksinave, përhapja e dezinformatave në internet ka pasur pasoja globale dhe vdekjeprurëse”, thotë ai.



/tiranapost