Lajme

“Bashkë mund të arrrijmë çdo qëllim”,Rama: Të shkruajmë një faqe të re për Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama është duke mbajtur fjalën në edicionin e tretë të Samitit të Diasporës, ku marrin pjesë të ftuar nga trojet shqiptare.

Rama gjatë fjalës së tij është shprehur se duhet të shkruhet një tjetër faqe për Shqipërinë e Shqiptarët, teksa theksoi se kur Shqiptarët, Kosova dhe Maqedonia bëhen barshkë, mund të realizojnë çdo qëllim.

“Mirësevinë të gjithë në Tiranë në agim të 111 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Dhe përtej simbolikës ky takim dy ditor vjen me vetëdijen e plotë se në punimet e samitit të cilat zhvillohen intensivisht jashtë këtyre seancave na është besuar mundësia që të komunikojmë së bashku për të shkuar një tjetër faqe të re për Shqipërinë dhe për shqiptarët.

Samiti është një udhkryq që na bashkon pavarësisht bindjeve dhe përkatësive politike, e krahinore. Si shqiptar që kanë diçka për të thënë diçka për të dhënë për mënyrën se si duhet tu qasemi sfidave.

Nuk mund ta lë pa përmendur se ky samit, ndodh pak ditë pasi njëshat e Shqipërisë dhe Kosovës e Maqedonisë së Veriut së bashku në një skuadër jo vetëm e çuan Shqipërinë në Europë në kuptimin e plotë të fjalës por na treguan se çfarë mund të bëjmë kur bashkojmë forcat dhe kemi një strategji për të fituar.

Së bashku, asnjë objektiv nuk e kemi të paarritshëm dhe asnjë ëndërr nuk është e pamundur nëse jemi të vendosur. Nëse ka një mësim të madh që të gjithë mund të marrim në të gjitha nivelet, nga të gjithë ata emra që na bëjnë ne krenar si shqiptarë sepse përmenden me shumë admirim, është mësimi se të gjithë ata kanë pasur një ëndërr shumë më të madhe sesa çfarë mundësitë e tyre mund t’ua këshillonin dhe e kanë bërë realitet.

Mira Murati, Dua Lipa, Ermonela Jaho, Rita Ora etj, etj et, janë emra të cilët kanë rrugë të ndryshme dhe kanë arritur në maja, por të përbashkët, kanë fuqinë për ti shkuar deri në fund realizimin e ëndrrës së tyre.  Së bashku mund ta ngrejmë Shqipërinë dhe ta çojmë atje, ku nuk ka qenë kurrë në jetë”, tha Rama ndër të tjera.