Marrëveshja Meloni-Rama për hapjen e qendrave të pritjes së refugjatëve në Gjadër të Shqipërisë, ka ngjallur interesin e Gjermanisë.
Vetë kancelari Olaf Scholz e pohoi këtë gjatë një takimi me kryeministren italiane, Gorgia Meloni ku tha se marrëveshja është verifikuar nga Komisioni i BE-së, dhe është në përputhje me të drejtën evropiane.
“Është interesante për ne ta shikojmë se si do të zhvillohet e gjithë kjo”,- tha Scholz për gazetarët sipas DW.
Pyetjes nëse marrëveshja mund të shërbejë si shembull për Gjermaninë, Scholz iu përgjigj me rezerva duke vënë në dukje lidhjen e ngushtë mes Shqipërisë dhe Italisë.
“Këtu ka një specifikë që ka të bëjë me fqinjësinë territoriale mes dy vendeve: Ata i ndan vetëm një det”.