Lajme

Garda “blindon” gjyqtaren Irena Gjoka, i shtohen truprojat pas sulmeve të Berishës

Pas sulmeve dhe deklaratave publike të ish-kryeministrit Sali Berisha kundrejt gjyqtares Irena Gjoka, Garda e Republikës ka shtuar masat e sigurisë për këtë të fundit.

Burime për Top Channel, nga Garda, bëjnë me dije se nga katërt truproja gjyqtares i janë vendosur gjashtë edhe në banesë. Kjo masë ndaj saj është marrë pas sulmeve verbale, pas vendimit që ajo dha më 20 tetor për ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezin.

Garda tha se katër nga truprojat i ishin vendosur gjyqtares Gjoka për shkak të detyrës, që ajo mban si drejtuese e Gjykatës së Posaçme, ndërkohë që të tjerët është vlerësuar të shtohen pasi sulmeve të fundit ndaj saj.

Ndërkohë, kujtojmë se ish-kryeministri nuk ka ndalur sulmet ndaj gjyqtares së GJKKO-së, Irena Gjokës.  Ish-kryeministri Berisha përmes avokatit të tij, Genc Gjokutaj kanë depozituar disa herë kërkesën për përjashtimin e jgyqtares nga kjo çështje.

Gjokutaj më herët tha se gjyqtarja në fjalë duhet të largohet nga kjo detyrë pasi  ka konflikt interesi. Sipas tij  Irena Gjoka është shkarkuar nga Berisha në vitin 1996, kur ai ka qenë  kryetar i KLD-së.