Prej ditësh në media nuk është folur veçse për dokumentarin e ri kushtuar tërësisht Ilary Blasit. Titulli i lë pak vend imagjinatës: “Unik”, ashtu siç shkruhej në këmishën tashmë ikonë që ish-bashkëshorti i saj Francesco Totti i kushtoi gjatë një ndeshjeje në vitin 2002, në fillim të historisë së tyre të gjatë të dashurisë.
Tashmë ajo histori ka mbaruar dhe ndarja u bë kryefjalë në të gjitha mediat. Ka nga ata që kanë aluduar për tradhti të përsëritura nga ana e të dyve, disa kanë thënë se historia ka mbaruar pas lamtumirës së Tottit me futbollin, të tjerë kanë thënë se ishte ardhja e Noemit që prishi martesën.
Francesco Totti dha disa intervista të vogla dhe dha versionin e tij, edhe pse jo të plotë. Ndërkohë versioni i Ilary-t, do të mbërrijë në dokumentarin e Netflix, pasi deri më tani prezantuesja nuk ka thënë asnjë fjalë për ndarjen e saj, përveçse është shfaqur e qetë pranë partnerit të saj të ri Bastian Muller.
Në dokumentarin ‘Unica’, ajo do të tregojë për herë të parë versionin e saj të ndarjes me Francesco Tottin, dhe fansat e saj janë të lumtur që më në fund do të dinë të vërtetën. E sigurt deri tani është se ndarja mes saj dhe Tottit ishte e vështirë dhe e dhimbshme dhe gjithashtu çoi në disa përplasje mes të dyve, të paktën në Gjykatë, ku u vendos se si të menaxhoheshin pronat e të dyve dhe situata në lidhje me fëmijët.
Por së fundmi, pas gjithë këtyre vështirësive, nga Ilary erdhi me një dedikim në rrjetin social, “Më kishte marrë malli”. Siç mund ta shihni edhe nga imazhi, nuk është diçka që ka të bëjë me Tottin dhe ndarjen e saj prej tij, por një dedikim i veçantë që ka të bëjë me pemën e saj të dashur të Krishtlindjes, e cila me sa duket është ‘rikthyer’ pas një viti largësi.
Mesa duket Ilary tashmë e ka dekoruar shtëpinë për festa dhe këtë lajm ka dashur ta ndajë me ndjekësit e saj. Ata që shpresonin që fjalët e saj t’i drejtoheshin ish-bashkëshortit ose partnerit do të zhgënjehen…