Lajme

Buxheti ‘’2024’’, kryeministri Rama: 250 milionë euro vetëm për pensionet

Në Asamblenë e Zgjeruar të Partisë Socialiste në Tiranë, kryeministri Edi Rama është shprehur se në buxhetin e 2024-shit, përveç rritjes së pagave që do i bëhen mjekëve, mësuesve, policisë dhe administratës, një fond prej 250 milionë euro parashikohen për rritjen dhe bonuset e pensionit.

“Me rritjen që do i bëjmë pagave për mjekët e përgjithshëm, për mësuesit, për infermierët, për punonjësit e Policisë së Shtetit si dhe për të gjithë punonjësit në administra, ne do të arrijmë para kohës së parashikuar që të kemi një pagë mesatare 900 Euro. 250 milionë të tjera shkojnë për pensionet, qoftë për indeksimet dhe për bonueset e pensionistëve. 33% e buxhetit të shtetit tonë shkon për mbrojtje sociale që nga pensionistët e deri tek bebet e porsalindura”, – tha kryeministri Rama.