ShowBizzz

Në “rrjetën” e SPAK për hetim pasuror, kompania e Elvana Gjatës dhe fitimet e majme

SPAK nisi dje (24 nëntor) hetim pasuror për këngëtaren e njohur, Elvana Gjata, emri i të cilës është përfshirë në përgjimet nga bisedat e grupit të strukturuar kriminal. Emri i Elvanës eshtë përfolur në një transfertë të një shume marramendëse parash.

Ndërkaq nga ana e saj këngëtarja, pas njoftimit se SPAK ka nisur hetime ndaj saj, ka zgjedhur që të vazhdojë aktivitetet muzikore sikur të mos ketë ndodhur asgjë. Mbrëmë Elvana mbajti një koncert në Gjermani.

Sipas të dhënave në databazën “Open Corporates”, Elvana Gjata duket se ka në pronësi një kompani me emrin “EMM” , kompani e cile operon në industrinë e muzikës.

Kompania “EMM” operon në fusha të ndryshme: “Administrimi dhe menaxhimi i artisteve, te fonogramit si dhe me gjere, mbajtja e te drejtave pasurore te autorit kundrejt nje shperblimi. Lidhjen e kontratave nepermjet autorit ose titullarit per kalimin e nje ose me shume te drejtave kundrejt nje shperblimi. Mbajtjen e drejtes se riprodhimit te veprave artistike, te drejten e shperndarjes se veprave artistike, te drejten e komunikimit ne publik te veprave artistike, si dhe cdo te drejte tjeter te veprave artistike”.

Elvana Gjata ka regjistruar kompaninë në Qëndrën Kombëtare të Regjistrimeve, ku rezulton se si administratore të biznesit ka vendosur Jonisa Bytyçin. Vërehet se kompania e Elvanës ka pasur një rritje të madhe të ardhurash gjatë dy viteve të fundit.

Në vitin 2021 kjo kompania e Elvana Gjatës ka shënuar fitim para tatimit 15.5 milionë lekë të reja. Në vitin 2022 kompania ka gjenruar fitim para tatimit 68 milionë lekë të reja.

Elvana Gjata në vitin 2022 ka pasur të ardhura neto nga shitjet 86.5 milionë lekë si dhe të ardhura nga veprimtaritë e shfrytëzimit 1.3 milionë lekë. Këngëtarja ka deklaruar shpenzime personeli 1.5 milionë lekë, paga 1.3 milionë lekë si dhe shpenzime të tjera 14 milionë lekë.

Kujtojmë se Emri i Elvanës është përmendur gjatë një komunikimi që Erzen Breçani ka bërë me djalin e tij , Eralbin. Në këtë pjesë të zbardhur ish-drejtori i Policisë së Tiranës i thotë të birit se kishte folur me Ervinin dhe ky i fundit do i transferonte 500 mijë eruo borxh me llogarinë e Elvanës.

Si duket Mata përdorte llogarinë e ish-partneres së tij për të kryer transaksionet. Sipas dosjes hetimore mësohet se Erzen Breçani ka marrë në dorë aparatin telefonik me SkyEÇ me përdorues KOB9EP më 18 gusht 2020 në orën 00:00:39. Elvana Gjata, këngëtarja e njohur shqiptare u përfol në tetor 2018 për ngjarjen e  ish-bllokut në Tiranë ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha dhe u plagosën Eljo Hato së bashku me Ervis Martinaj.

Çfarë ndodhi mbrëmjen e 4 tetorit 2018

Mbrëmjen e 4 tetorit 2018, mbeti i vrarë Fabiol Gaxha dhe u plagos Ervis Martinajt e Laert Hato. Ngjarja ndodhi në një zonë shumë të populluar dhe të frekuentuar nga të rinjtë. Raportohet se Fabiol Gaxha ka qenë truprojë e Ervis Martinajt, një prej personave të plagosur në këtë ngjarje që tronditi atë kohë Tiranën. Konflikti raportohet të ketë ndodhur për shkak të këngëtares Elvana Gjata, e cila është ngacmuar brenda në lokal nga njerëzit e Ervis Martinajt. Mervjol Bilo, pjesë e Forcave Komando, dyshohet si personi që ka qëlluar me armë në sherrin mes dy grupeve në zonën e ish-bllokut, mbrëmjen e 4 tetorit, ku viktimë mbeti Gaxha. Komando mësohet se ka qenë nën shoqërinë e të dashurit të këngëtares Elvana Gjata, Ervin Mata.

 


NewsBomb