Lajme

“Po si ore nuk na bëre një gol”/ Çunat e Kombëtares batuta me Ramën

Futbollistët e Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, Elseid Hysaj, Mario Mitaj, Myrto Uzuni, Federik Veseli e Elhan Kastrati ishin të ftuarit e rradhës në podcasting e kryeministrit Edi Rama mëngjesin e sotëm.

Çunat e Kombëtares folën për eksperiancat e tyre dhe rrugëtimin e gjatë për të kualifikuiar Shqipërinë në Europianin e 2024. Teksa folën për emocionet e kualifikimt të Shqipërisë, ata thanë se “do i tregojnë botës sa sa e fortë është skuadra e Kombëtares dhe sa të fortë janë shqiptarët si popull”.

Mes yjeve të Kombëtares dhe kryeministrit, Edi Rama, pati edhe shumë batuta dhe ngacmime.

“Uzun po si s’na bëre një gol me Faroen?” , ishte pyetja e kryeministrit. Uzuni u përgjigj duke thënë se golat i ka lënë për ne Europian.

Myrto Uzuni: I kam lënë golat për në evropian. Ishte pak vështirë dje pasi një ekip si Ishujt Faroe mbroheshin me forca të shumta në fazën defensive dhe ishte e vështirë që të çaheshin pasi me ekipet më të mira në letër luajmë më futboll të hapur, kurse ekipet qe janë më të dobëta në letër luajnë një lojë të mbyllur, dhe është shumë e vështirë te depërtosh në atë zonë, normal.

Kryeministri Edi Rama: Po ata në fakt, edhe Polonia edhe Çekia hoqën keq me ata ?

Myrto Uzuni: E kanë bërë golin me penallti në minutën e ’70 a diçka e tillë.

Kryeministri Edi Rama: Të dyja?

Elseid Hysaj: Të dyja

Kryeministri Edi Rama: Ok, tani nuk ka rëndësi. Ndeshja ka kaluar. Vendi i parë në tabelë është vulosur. Shqipëria e para në një grup eliminator është diçka që ju e kishit imagjinuar apo?