Bota

Vrasësi i George Floyd sulmohet me thikë në burg

Ish-oficeri i policisë së Minneapolis, Derek Chauvin, i cili u dënua për vrasjen e George Floyd, u godit me thikë në burgun federal dje.

Chauvin aktualisht është në gjendje të qëndrueshme dhe pritet të mbijetojë.

Një i burgosur u sulmua në Institucionin Federal Korrektues, Tucson, rreth orës 12:30. me orën lokale dhe punonjësit e burgut e vunë nën kontroll situatën.

Asnjë punonjës nuk u lëndua gjatë incidentit.

“Dhuna është barbare dhe tragjike dhe nuk duhet të jetë kurrë shkak për t’u gëzuar. Sjellja e Derek Chauvin më 25 maj 2020, ishte pa mëdyshje kriminale dhe rezultoi në vdekje. Chauvin mbajti gjurin e tij në pjesën e pasme të qafës së Floyd për më shumë se 9 minuta. Floyd, i cili ishte i prangosur dhe në një pozicion të shtrirë në trotuar, tha vazhdimisht se nuk mund të merrte frymë përpara se të binte pa ndjenja dhe të humbiste jetën.

Ngjarja u konsiderua si raciste, pasi Floyd ishte me ngjyrë dhe solli një valë protestash.



/tiranapost