Lajme

Korça nën “pushtetin” e dëborës, policia: Firmat kontraktore po punojnë…

efundit

I gjithë vendi ditën e sotme është përfshirë nga moti i keq dhe reshjet e dëborës. Në qarkun e Korçës i gjithë territori është mbuluar nga bora.

Policia Rrugore e qarkut të Korçës njofton se të gjitha akset mund të kalohen pa zinxhirë përveç aksit rrugor që të çon në Dardhë, ku është e detyrueshme vendosja e zinxhirëve.

Nga ana tjetër policia njofton se firmat kontraktore po punojnë për hapjen e rrugëve me borëpastruese si dhe po hedhin kripë. Në fund, Rrugorja e Korçës apelon për rritje të kujdesit gjatë drejtimit të mjetit nga të gjithë shoferët.

Njoftimi i Policisë:

Qarku Korçë

I gjithë territori i qarkut Korçë është i përfshirë nga reshjet e dëborës.

Shërbimet e Policisë Rrugore dhe Patrullat e Përgjithshme kanë shtuar prezencën në të gjitha akset rrugore.

Firmat kontraktore janë duke punuar me borëpastrueset dhe duke hedhur kripë.

Deri tani, të gjitha akset rrugore janë të kalueshme pa zinxhirë, perveç aksit rrugor që të çon në Dardhë, ku është e detyrueshme vendosja e zinxhirëve.

Policia Rrugore apelon për rritje të kujdesit gjatë drejtimit të mjeteve, në këto akse rrugore.