ShowBizzz

Pas shumë kohësh, bëhen bashkë dy nga ish-banoret e BBVA2!

Pas përfundimit të “BBV2” ish-banorët kanë vazhduar jetën e tyre me projekte të reja që u janë afruan pas daljes nga shtëpia.

Mes miqësive të krijuara në shtëpi shumë pak kanë rezistuar edhe jashtë.

Së fundmi dy nga ish-banoret Efi Dhedhes dhe Jori Delli kanë darkuar me njëra-tjetrën pas kaq shumë muajsh dhe këtë na e kanë treguar me një postim në Instastory me një foto së bashku.

Jemi shumë afër fillimit të sezonit të tretë të “BBV” e aludimet janë të shumta si për drejtuesin e programit, për opinionistët ashtu edhe për banorët.

Së fundmi në emisionin “Shqipëria Live” me Erjona Rusin dhe Arjon Muça është folur për personazhet të cilët përfliten se do të jenë pjesë e këtij edicioni si banorë.

Gazetarët janë shprehur se nga Shqipëria përfliten më shumë: Romeo Veshaj, Roza Lati, Olsi Bylyku dhe personazhe nga emisioni “E Diell” ndërsa nga Kosova përfliten: Vesa Smolica, Meriton Mjekiqi edhe pse Meritoni nuk e ka mohuar as pohuar këtë fakt.



lokimagazine