ShowBizzz

“Bab, direkt me mori malli”, Jul Deda pas vdekjes së të atit: Nder të jem yt bir

Julian Deda ka bërë një reagim emocionues për ndarjen nga jeta të babait të tij, aktorit të madh Zef Deda.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, shkuan se për të është nder i madh të jetë djali i Zef Dedës dhe se e ka marrë shumë malli për zerin, për batutat dhe për keshillat e tij.

Aktori i mirënjohur shqiptar u shua në moshën 73-vjeçare, për shkak të një sëmundjeje të rëndë që po luftonte prej kohësh.

Ndarja nga jeta e mjeshtrit të humorit shqiptar është pritur me hidhërim nga kolegë dhe të afërm, të cilët janë shprehur të tronditur nga vdekja e Zef Dedës.

Zef Deda është një nga komedianët më të mirë të Shqipërisë, i cilësuar edhe si Charlie Chaplin i Shqipërisë. I njohur për rolet e tij e kryesisht si kunati i shokut Xhemal, apo për plastikën e jashtëzakonshme të një aktori shqiptar që mund të imitonte magjinë e Charlie Chaplin, Zef Deda mbetet në memorien e shqiptarëve si një ndër artistët e rrallë të skenës që la një pasuri të madhe, po aq edhe shpirtin artistike që përcolli te dy djemtë, Julin dhe Marion, të dy artistë të njohur në vend.

Reagimi i Julian Dedës:
Ecja e fundit bashke…!

Bab, direkt me mori malli.
Me mori malli per zerin tend, per batutat e tua, per veprimet e tua, per shikimin tend, per keshillat e tua, per energjine tende, per pozitivitetin tend, per perqafimin tend, me mori malli per ty.
Ahh, çfare Babai, çfare figure, çfare talenti, çfare personaliteti, çfare njeriu. Nuk e kam vene asnjehere ne dyshim madheshtine e ketij njeriu, por dje dhe sot, vertetova se Zef Deda perfundimisht nuk ishte vetem i familjes tone, por ishte pjese e cdo familje shqiptare.
Nuk gjej dot fjalet per te shprehur mirenjohjen ndaj secilit prej jush. Jam i emocionuar per respektin qe ju treguat per Zefin si njeri dhe si artist. Faleminderit ju, publik i dashur, per çdo fjale te mire, çdo status ne rrjete sociale, per çdo foto te shperndare, çdo sms te derguar, çdo lot, çdo shtrengim duarsh dhe çdo perqafim, duke shprehur me te gjitha menyrat respektin per figuren e tij dhe dhimbjen per largimin nga kjo bote. Faleminderit te gjitha televizioneve dhe mediave, per çdo lajm dhe kronike ku vleresohet kontributi i tij artistik dhe jo vetem, faleminderit personaliteteve politike, sportive, fetare dhe intelektualeve te ketij vendi, qe e vleresuan Zef Deden ne gjithe dimensionin e tij, faleminderit shqiptareve qe moren rrugen nga çdo cep i vendit dhe jashte tij per te ardhur ne Shkoder e per te na lehtesuar dhimbjen. Mirenjohje!
Babush, une besoj se ti ke pare gjithçka qe ndodhi dje dhe sot, e pe respektin e nje populli te tere per ty, jam i bindur se ishe aty, ta di tipin, nuk iken kollaj ti, madje nuk iken kurre.
Ti, z. Unik, je i perjetshem, sepse njerezit vdesin kur harrohen dhe ti s’ke per tu harruar ne jete te jeteve.
Zemra ime, nuk e ke idene sa te dua. Por pa merak, do flasim çdo nate, do me pyesesh per tekstin e javes dhe une do raportoj si studenti yt i perjetshem, pastaj do dalim dhe do ecim, krah per krah, si gjithmone..!
Nder i madh te jem yt bir…!


NewsBomb