Lajme

Katari tregon arsyen e vonesës për lirimin e pengjeve nga Hamasi 

“Pengesat që shkaktuan një vonesë në lirimin e pritshëm të pengjeve dhe të burgosurve të sotëm “u tejkaluan” përmes ndërmjetësimit”.

Kështu u shpreh tha zëdhënësi i ministrisë së Jashtme të Katarit.

“Pas një vonese në zbatimin e lirimit të të burgosurve nga të dyja palët, pengesat u tejkaluan përmes komunikimit Katar-Egjiptian me të dyja palët, dhe sonte do të lirohen 39 civilë palestinezë në këmbim të lirimit të 13 të burgosurve izraelitë nga Gaza, përveç 7. Të huajt jashtë kornizës së marrëveshjes”, tha zëdhënësi i Katarit, Majed Al-Ansari, shkruan CNN.

Ndërkohë presidenti amerikan Joe Biden foli me emirin e Katarit dhe kryeministrin e Katarit të shtunën, si pjesë e përpjekjeve të administratës për të zgjidhur vonesën në ditën e dytë të lirimit të pengjeve. Zyrtarë të tjerë të lartë amerikanë ishin në kontakt me homologët e tyre izraelitë, katar dhe egjiptianë.

Brenda orës së fundit, zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë u informuan nga zyrtarët e Katarit se çështja ishte zgjidhur dhe se Kryqi i Kuq po lëvizte për të tërhequr pengjet që do të liroheshin sot.