Lajme

Vdekja e 18-vjeçarit në Berat, përfundon autopsia mjeko-ligjore

Autopsia mjeko-ligjore e 18-vjeçarit, i cili është gjetur pa shenja jete në qendrën rezidenciale të zhvillimit në Berat ka përfunduar.

Në trupin e 18-vjeçarit nuk ka pasur shenja dhune dhe as shenja helmimi, mostrat e gjakut janë çuar për analiza në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë.

Pra paraprakisht konfirmohet se ka qenë vdekje natyrale.

Ai u gjet i pajetë këtë të shtunë në Qendrën Rezidenciale të Zhvillimit në Berat, nga personeli i kësaj qendre.

Në muajin qershor 2023, i riu fatkeq ishte pranuar për trajtim pranë kësaj qendre, me vendim të Komisionit Qëndror për Vlerësimin e Nevojave të Personave me Aftësi të Kufizuara Tiranë, duke qenë se vuante nga probleme të shëndetit mendor.