Lajme

Izraeli merr listën e pengjeve që do të lirohen sot nga Hamasi

Izraeli ka marrë një listë të pengjeve që do të lirohen nga Hamasi sot, në kuadër të marrëveshjes së lirimit të pengjeve dhe armëpushimit 4-ditor.

Lajmin e ka bërë me dije zyra e kryeministrit Izraelit, e cila njofton se është kontrolluar lista dhe se janë njoftuar familjarët e personave që do të lihen të lirë.

Lista shënon ditën e tretë të publikimit që kur një armëpushim hyri në fuqi të premten për të ndalur luftimet në Rripin e Gazës. Gjithsej 50 pengje pritet të lirohen brenda katër ditëve, ndërsa të burgosurit palestinezë do të lirohen gradualisht.

24 pengje, përfshirë 13 civilë izraelitë dhe 11 shtetas të huaj u liruan të premten, ndërsa 17 trë tjerë u liruan ditën e djeshme, 13 izraelitë dhe katër tajlandez.