Lajme

Makina del nga rruga në Fier, plagosen 4 persona

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në “Kryqëzimi i Cakranit”, ku një automjet ka dalë nga rruga.

Bëhet me dije se shtetasi E. K., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga, është dëmtuar shtetasi E. K dhe tre pasagjerët, të cilët po kryejnë ekzaminimet mjekësore në spitalin rajonal Fier.

“Rreth orës 09:00, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Cakranit”, shtetasi E. K., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga, është dëmtuar shtetasi E. K dhe tre pasagjerët, të cilët po kryejnë ekzaminimet mjekësore në spitalin rajonal Fier.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit”, njofton policia.