Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka njoftuar mbi gjendjen e akseve rrugore pas reshjeve të dendura të shiut dhe dënorës.
ARRSH njofton se qarkullimi vijon pa probleme në të gjitha akset nacionale, teksa u bën thirrje drejtuesve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.
Njoftimi nga ARRSH
Njoftim mbi gjendjen e akseve rrugore
Gjatë orëve të natës dhe në mëngjes, intensiteti i reshjeve ka rënë në të gjithë territorin
Temperaturat kanë qenë në ulje deri në -6 në zonat malore
Grupet e punës të mirëmbajtjes kanë punuar pa ndërprerje në të gjitha akset me prezencë dëbore për pastrimin, zgjerimin dhe evitimin e ngricave
Qarkullimi vijon pa probleme në të gjitha akset nacionale
Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore