ShowBizzz

Kurti pret në takim Rita Orën dhe bashkëshortin e saj

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim këngëtaren shqiptare me famë botërore, Rita Ora dhe bashkëshortin e saj Taika Waititi.

Kurti ka thënë se Rita Ora, e cila ka arritur majat më të larta të suksesit, gjithmonë ka nderuar rrënjët dhe kulturën e saj në atdhe.

Kurti tha se ishte nder ta priste Rita Orën në takim në ditën e ditëlindjes së saj.

“Kosova, Britania e Madhe dhe Zelanda e Re duken pa kufi përballë artit”, ka shkruar Kurti në X.

Rita Ora të dielën ka arritur në Kosovë./teve1.info/



/TeVe